Pas veriut, Krasniqi në jug të Mitrovicës: Çdo votë për Arianin, votë për vazhdimësi të mirë

Pas veriut, Krasniqi në jug të Mitrovicës: Çdo votë për Arianin, votë për vazhdimësi të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi pas takimit me qytetarë në veri, ka vizituar edhe jugun e Mitrovicës.

Ai në Shipol tha se çdo votë për Arian Tahirin, sipas tij është një votë për vazhdimësi të mirë, përcjell Klankosova.tv.

“Pas Bedriut – Ariani: Shipoli sonte na dha energjinë e fitores! Me një mik dhe kryetar të dëshmuar si Bedri Hamza, sonte i dhamë mbështetjen e plotë një djali të përgatitur, guximtar e vizionar si Arian Tahiri. Ariani është shembulli i gjeneratës së re që i sjell politikës ndershmëri, energji dhe rezultate, duke e lidhur çdo hap me dashurinë për qytetin e tij”.

“Më 12 tetor, çdo votë për Arianin është votë për #MaMirë. Është votë për një Mitrovicë që nuk e duron arrogancën. Është votë për vazhdimësi të mirë, sepse pas Bedriut, vjen Ariani”, ka shkruar tutje Krasniqi.

The post Pas veriut, Krasniqi në jug të Mitrovicës: Çdo votë për Arianin, votë për vazhdimësi të mirë appeared first on Klan Kosova.