E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeShowbizPas vëllait, dorëzohet në polici edhe motra e Besar Nimanit

Pas vëllait, dorëzohet në polici edhe motra e Besar Nimanit

Motra e boksierit Besar Nimani, është dorëzuar në polici.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Bielefeldit.

Ajo kishte qenë e kërkuar nga autoritetet gjermane, si e dyshuar në rastin e plagosjes së katër personave.

Sipas njoftimit e dyshuara do të përballet me dy vepra penale “Vrasje në tentativë” si dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

“Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në policinë e Bielefeldit mbrëmjen e 28 shkurtit 2025, e shoqëruar nga avokati i saj. Gruaja është motra e vëllait të ish-boksierit të vrarë, i cili gjithashtu u arrestua. E pandehura përballet me katër akuza për vrasje në tentativë dhe për veprën penale lëndim i rëndë trupor. Përfshirja e saj e saktë në krim është ende nën hetim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Bielefeldit.

Sipas policisë, e dyshuara nuk e ka pranuar fajësinë dhe tashmë është dërguar në një qendër paraburgimit.

Në fund policia njoftoi se katër personat e plagosur në këtë ngjarje janë në gjendje të qëndrueshme.

Më 26 shkurt, u zhvillua gjykimi i njërit prej të akuzuarve për vrasjen e boksierit nga Kosova, Besar Nimanit.

Aty nga të shtënat jashtë gjykatës, u plagosën katër persona në mesin e tyre edhe familjarë të të akuzuarit për vrasjen e boksierit.

Më vonë u raportua se babai i të akuzuarit kishte vdekur si pasojë e plagëve të marra të cilave s’arriti t’ju mbijetonte.

E ditë më parë në polici u dorëzua edhe Berat Nimani, vëllai i boksieri tashmë të ndjerë./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498