E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePas valës së të nxehtit, rënie temperaturash e reshje në vend (VIDEO)

Pas valës së të nxehtit, rënie temperaturash e reshje në vend (VIDEO)

Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se muaji qershor ka qenë ndër më të thatët në vitet e fundit, të paktën për rajonin e Prishtinës, ku nuk janë regjistruar reshje për disa javë me radhë.

“Po flasim për Prishtinën,  në vitet e fundit nuk ka pasur qershor më të thatë”,  tha ai, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. 

Sipas Rugovës, prej ditës së sotme pritet një ndryshim i lehtë i motit, me ulje graduale të temperaturave dhe mundësi për reshje lokale. 

“Ka mundësi për reshje, jo të mëdha, por do të sjellin një rënje të temperaturave, gjë që do të ndjehet sidomos në orët e mbrëmjes”, theksoi ai./Klankosova.tv. 

The post Pas valës së të nxehtit, rënie temperaturash e reshje në vend (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT