Pas tri javësh pa zhvillime, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herë të 54-të në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë.
Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, raportoi nga salla e Kuvendit se deputetët kanë nisur të vijnë që nga ora 10:00, ndërsa janë mbledhur në zyrat e grupeve parlamentare, si zakonisht para nisjes së seancës.
Seanca pritet të fillojë në orën 11:00 dhe vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të hënën, i cili përcakton rregulla të reja për konstituimin e Kuvendit.
Sipas aktgjykimit, Kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin e tij përmes votimit të hapur, brenda një afati 30-ditor, duke mos kaluar më shumë se tri raunde votimi për të njëjtin kandidat.
Nga dita e hënë ka nisur të rrjedhë edhe afati kushtetues për konstituimin e plotë të legjislaturës së re.
Mbetet të shihet nëse subjektet politike do të lëvizin nga pozicionet e tyre të deritanishme, apo nëse situata do të mbetet e pandryshuar.
The post Pas tri javësh, deputetët mblidhen sërish për konstituimin e Kuvendit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.