Një tjetër ndarje ndodh në futbollin kosovar, ku pas tre sezoneve me fanellën e Dritës, Kastriot Selmani ka përfunduar aventurën me skuadrën nga Gjilani.
25-vjeçari, që u transferua te Drita nga Llapi në vitin 2022, është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe tifozët në ndeshjen e fundit të këtij edicioni kundër Feronikelit 74, ku edhe i është dhënë lamtumira pas përfundimit të kontratës.
“Kastriot Selmani pas tre vitesh përfundon rrugëtimin me ne. Pas përfundimit të kontratës Kacit i është dhënë lamtumira në ndeshjen e fundit me Feronikelin 74 nga bashkëlojtarët dhe tifozët”, ka shkruar Drita të martën në faqen zyrtare.
Selmani dha kontribut të rëndësishëm në sukseset e skuadrës, duke qenë pjesë e ekipit që fitoi titullin e kampionit në Superligën e Kosovës. Gjatë 40 paraqitjeve, ai realizoi pesë gola dhe regjistroi tri asistime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);