E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportPas transferimit të Artan Iljazit, Ballkani ndahet me portierin Enea Koliçi

Pas transferimit të Artan Iljazit, Ballkani ndahet me portierin Enea Koliçi

Artan Iljazi, si prurja e re për ta mbrojtur portën e kampionëve të Kosovës, siç duket ka bërë që portieri i parë i dy edicioneve të fundit te Ballkani, të shikojë alternativa të tjera.

Enea Koliçi nuk do të jetë më pjesë e suharekasëve, njofton Klankosova.tv.

Për ndarjen “miqësisht” me gardianin nga Pogradeci, njoftoi vetë klubi i tij i deritanishëm.

“Me konsideratë të thellë dhe falenderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese në futboll”, shkroi Ballkani në faqen zyrtare në facebook”

Sipas “Portokall e zinjëve”, emri i Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta e në rrugëtimet evropiane, sikurse edhe në zemrat e tifozëve.

Kujtojmë se ditë më parë, “Xhebrailat” e kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe me portierin tjetër, Damir Luljanoviq, duke mbetur tani pa dyshen kyçe të sukseseve të viteve të fundit, raporton Klankosova.tv.

Porta e skuadrës, tani kryekëput do t’i besohet portierit nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut, Artan Iljazit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498