Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së Ganimete Musliu, ka reaguar sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit dhe gjetjes së aramtimit në veri të Kosovës.
Reagimi i Musliut vjen përmes një shkrimi në Facebook.
Me këtë rast ajo pyeti se “Ku është shteti?”.
Ligjvënësja e PDK-së bëri thirrje që sulmet në veriun e Kosovës të hetohen.
“Këto sulme shpalosin një mangësi të theksuar të kontrolliit shtetëror në gjithë territorin e sidomos në atë pjesë ku tensionet dhe sfidat për sigurinë janë të pranishme për një kohë të gjatë.” – ka thënë ndër të tjera ajo.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.