E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmePas sulmit ndaj Pakistanit, India akuzon mediat kineze për ‘dezinformata’

Pas sulmit ndaj Pakistanit, India akuzon mediat kineze për ‘dezinformata’

Pekini është bërë arenë e një përplasjeje të re diplomatike, pasi ambasada indiane në Kinë ka reaguar me tone të ashpra ndaj një raportimi të medias kineze Global Times, që citonte burime ushtarake pakistaneze për rrëzimin e një avioni indian.

Në raportin e publikuar nga Global Times, thuhet se: “Sipas burimeve ushtarake pakistaneze, Forcat Ajrore të Pakistanit (PAF) kanë rrëzuar një tjetër avion luftarak indian në përgjigje të sulmeve ajrore të kryera gjatë natës nga India në vende të shumta në Pakistan”.

Por ambasada indiane ka reaguar me një paralajmërim të qartë për mediat që shpërndajnë informacione të pakonfirmuara.

“Ne do t’ju rekomandonim të verifikoni faktet dhe të ekzaminoni burimet tuaja përpara se të përhapni këtë lloj dezinformimi”,  është thënë në deklaratën e ambasadës indiane në rrjetin social X, ku nënvizohet mungesa e etikës në raportim.

Tutje, ambasada akuzon disa media për tendenca propagandistike pro-pakistaneze, duke shpërndarë informacion të rremë për të njollosur një operacion ushtarak indian të koduar “Operacioni Sindoor”.

“Disa media pro-pakistaneze po përhapin pretendime të pabaza për Operacionin Sindoor, duke u përpjekur të mashtrojnë publikun”, thuhet më tej në reagimin zyrtar.

Ambasada indiane e përmbyll deklaratën me një mesazh për integritetin gazetaresk.“Kur mediat ndajnë informacione të tilla pa verifikuar burimet, kjo pasqyron një mungesë serioze të përgjegjësisë dhe etikës gazetareske.”

Sipas burimeve ushtarake indiane, mbrëmjen e kaluar u realizuan një seri sulmesh ajrore ndaj nëntë lokacioneve në territorin e Pakistanit, pas një sulmi të mëhershëm në rajonin e Kashmirit ku u vranë 36 persona, një akt për të cilin India ka fajësuar Pakistanin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT