Shtetet e Bashkuara kanë filluar të zhvendosin burime ushtarake, përfshirë anije luftarake, drejt Lindjes së Mesme, në përgjigje të tensioneve të ngritura pas sulmeve izraelite ndaj Iranit dhe frikës nga një kundërpërgjigje e mundshme nga Teherani.
Lajmi është raportuar nga agjencia prestigjioze “Associated Press”, e cila citon dy zyrtarë amerikanë të paidentifikuar.
Sipas të njëjtave burime, Marina amerikane ka lëvizur destrojerin USS Thomas Hudner drejt Mesdheut Lindor, ndërsa një tjetër destrojer është urdhëruar të zhvendoset përpara, në mënyrë që të jetë në gatishmëri nëse do të kërkohet ndërhyrja nga Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti Donald Trump po takohet me drejtuesit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën.”
Përballë rritjes së rrezikut nga përshkallëzimi, forcat amerikane në rajon kanë marrë masa paraprake për ditë të tëra, përfshirë largimin vullnetar të pjesëtarëve të ushtrisë nga bazat në Lindjen e Mesme, në pritje të një përgjigjeje të mundshme të gjerë nga Irani.
Aktualisht, në rajon janë të dislokuara rreth 30 mijë trupa amerikane, por ky numër arriti deri në 43 mijë në tetorin e kaluar, për shkak të krizës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Iranit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!