E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePas sulmeve ndaj Iranit, Izraeli mbyll ambasadat nëpër botë – qytetarëve u...

Pas sulmeve ndaj Iranit, Izraeli mbyll ambasadat nëpër botë – qytetarëve u kërkohet të mos shfaqin simbole hebraike

Pas sulmeve të gjera ajrore që ndërmori ndaj Iranit, Izraeli ka marrë masa të rrepta sigurie duke mbyllur përkohësisht ambasadat e tij në mbarë botën dhe duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal në vendet ku ndodhen.

Në njoftimet e publikuara në faqet zyrtare të ambasadave izraelite, thuhet se do të ndalen përkohësisht të gjitha shërbimet konsullore dhe qytetarët janë të këshilluar të mos shfaqin simbole hebraike apo izraelite në hapësira publike.

Në këto deklarata theksohet se Izraeli nuk do të ofrojë shërbime konsullore dhe u kërkohet qytetarëve të bashkëpunojnë me shërbimet lokale të sigurisë në rast të ndonjë veprimi armiqësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT