E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePas suksesit në kualifikime, presidenti i Uzbekistanit shpërblen futbollistët me vetura

Pas suksesit në kualifikime, presidenti i Uzbekistanit shpërblen futbollistët me vetura

Kombëtarja e Uzbekistanit ka bërë realitet ëndrrën e madhe, duke u kualifikuar në Kupën e Botës.Por vëmendjen më të madhe e mori gjestin i presidentit Shavkat Mirzizoyev, i cili shpërbleu çdo anëtar të ekipit kombëtar me nga një veturë, duke i dekoruar gjithashtu me titullin “Krenaria e Uzbekistanit”.

Barazimi 0-0 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi ishte vendimtar për sigurinë e kualifikimit.

Ndërkohë, vetëm një natë më parë, Uzbekistani kishte shënuar një fitore të thellë 3-0 ndaj Katarit, ish-nikoqiri i Botërorit të kaluar, në një ndeshje që u luajt në Tashkent.

Uzbekistani përfundoi fazën kualifikuese në vendin e dytë të grupit, me 21 pikë të grumbulluara, duke siguruar kështu biletën e artë për turneun më të madh sportiv në botë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT