Pas shtatë ditësh protestash dhe bllokadash, punonjësit e “Florakom” dhe “Luna” morën pagën e gushtit

Pas shtatë ditësh protestash dhe bllokadash, punonjësit e “Florakom” dhe “Luna” morën pagën e gushtit

Pas shtatë ditësh protestash dhe bllokadash, punonjësit e “Florakom” dhe “Luna”, themelues i të cilave është Ndërmarrja Publike “Parket dhe Gjelbërimi” – Shkup, sot morën pagën e muajit gusht.

Nga Sindikata e punëtorëve të gastronomisë, turizmit, ndërmarrjeve komunale dhe banesore, zejtarëve dhe shoqërive mbrojtëse, apeluan te drejtoria e NP “Parket dhe Gjelbërimi” që të sigurohen mjete për pagën e shtatorit, në mënyrë që protestat të mos përsëriten.