E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/pas-shqiptimit-te-gjobes-kanosi-zyrtaret-policore-arrestohet-i-dyshuari-ne-bardhosh/Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh...

https://klankosova.tv/pas-shqiptimit-te-gjobes-kanosi-zyrtaret-policore-arrestohet-i-dyshuari-ne-bardhosh/Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh – Klan Kosova

Një burrë është arrestuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Kjo pasi sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë, transmeton Klankosova.tv.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 19 qershor rreth orës 21:39.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

The post Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT