Publikimi i hulumtimit të emisionit Kiks Kosova më 19 shkurt nxori në pah ekzistencën e disa grupeve në platformën Discord, ku denigroheshin vajza dhe gra shqiptare përmes shpërndarjes së videove dhe fotografive intime.
Dy nga grupet e identifikuara ishin “Albanian Chat Official” dhe “Alb Porn”, ku ky i fundit kishte rreth 11 mijë anëtarë dhe u mbyll një ditë pas publikimit, ndërsa “Albanian Chat Official” me rreth 60 mijë anëtarë vazhdon të jetë aktiv.
Sipas njohësëve të rrjeteve sociale platforma Discord përdoret shpesh për shkak të mundësisë së veprimit anonim, megjithatë ai thekson se administratorët nuk janë të paprekshëm nga organet e drejtësisë.
Pas raportimit, një grua nga Maqedonia e Veriut, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrëfeu se prej rreth tre vitesh po përballet me shpërndarjen e videove intime dhe numrit të saj të telefonit në këto grupe.
Ajo thotë se fillimisht mori mesazhe me komplimente, por më pas u kërcënua me publikim të materialeve tek familjarët dhe me kërkesa për mijëra euro në këmbim të ndalimit të shpërndarjes.
Viktima ka njoftuar autoritetet në ShBA dhe familjarët e saj kanë raportuar rastin edhe në vendlindje, ndërsa pretendon se presioni i vazhdueshëm i ka shkaktuar pasoja të rënda emocionale dhe tensione familjare.
Rasti hedh dritë mbi rrezikun e grupeve online që përdorin shantazhin dhe zhvatjen si formë presioni ndaj grave, ndërsa viktima kërkon drejtësi dhe zbardhje të plotë të rastit.
Për të gjitha informacionet, përfshirë palët e përfshira në këtë çështje, detajet i gjeni në videot e mëposhtme.


