E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePas protestës për provimin pranues në Mjekësi, Inspektorati thotë se po trajton...

Pas protestës për provimin pranues në Mjekësi, Inspektorati thotë se po trajton ankesat

Inspektorati i Arsimit ka njoftuar se janë duke trajtuar të gjitha ankesat e parashtruara në lidhje me provimin pranues nga kandidatët që nuk u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në një përgjigje për Klan Kosova nga Inspektorati i Arsimit bën të ditur se gjithë kandidatët që kanë paraqitur ankesa do të marrin përgjigje zyrtare mbi shqyrtimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.

Aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë u mblodhën sot gjatë ditës para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në shenjë proteste, me parullat – “Mos na largoni nga Kosova!”, “Merrni përgjegjësi për gabimet në test!”,“Hetim!”, “Përgjegjësi!”.

Kandidatët që mbetën jashtë listës pranuese në drejtimet e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës po kërkojnë hetim dhe përgjegjësi në raport me pretendimet e tyre për parregullsitë në provimin pranuese, përfshirë këtu edhe keq-formulimet apo gabimet teknike të provimit pranues.

/ Klankosova.tv

“Mos na largoni nga Kosova” – aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë hetim rreth testit

Aplikantët e provimit në Mjekësi ankohen për gabime teknike në test (VIDEO)

The post Pas protestës për provimin pranues në Mjekësi, Inspektorati thotë se po trajton ankesat appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT