Pas përurimit të rrugës ‘Rexhep Luci’, Havolli kritikon Çekun për bllokada

Pas përurimit të rrugës ‘Rexhep Luci’, Havolli kritikon Çekun për bllokada

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli ka ndarë një video nga rruga “Rexhep Luci”, e cila u përurua mbrëmjen e së enjtes nga kryetari i komunës, Përparim Rama.

Në postimin e tij, Havolli thekson se në pak sekonda të videos shihet qartë kontrasti mes punës konkrete dhe bllokadave të shkaktuara, sipas tij, nga Ministria e Kulturës.


“Në disa sekonda video, mundeni me pa dallimin në mes punës dhe bllokadës. Çka ka blloku Hajrullah Çeku ne Prishtinë është kulmi i turpit. Edhe këtë në mënyrë të kundërligjshme e selektive. Për informatë: rruga ‘Rexhep Luci’ e transformuar nga Përparim Rama dhe rruga ‘Qamil Hoxha’ e bllokuar nga Hajrullah Ceku janë i njëjti projekt”, ka shkruar ai. /Telegrafi/