E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportPas pak në Sport 2 nis derbi i kryeqytetit, Bora sfidon Prishtinën

Pas pak në Sport 2 nis derbi i kryeqytetit, Bora sfidon Prishtinën

Që nga edicioni 2017/18, kur KB Marigona Hill ra nga elita basketbollistike, Superliga e Kosovës nuk ka prodhuar më një derbi të kryeqytetit.

Inkuadrimi i Borës këtë sezon në mesin e skuadrave më të mira, ka bërë që Prishtina t’i ketë dy ekipe elitare.

Bora sfidon sonte ekipin më të suksesshëm në historinë e basketbollit kosovar, raporton Klankosova.tv.

Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Borës me rezultat 96-82.

Ky duel i shtyer, është i vlefshëm për javën e nëntë kampionale, e cila u zhvillua më 9 dhe 10 nëntor.

Derbi i kryeqytetit fillon në orën 19:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.

Komentator, Lirim Peci!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT