Ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav, zhvilloi një takim lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas postimi në Facebook, Orav vlerësoi bashkëpunimin e mëparshëm dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka ofruar Kosovës, duke shprehur shpresën që së shpejti të gjitha institucionet të jenë funksionale dhe të fokusohen plotësisht në procesin e integrimit evropian.
“Duke i thënë lamtumirë sot Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Ambasadori i BE-së Aivo Orav reflektoi mbi marrëdhëniet e kaluara dhe të ardhshme BE–Kosovë dhe mbi mbështetjen e konsiderueshme që BE-ja i ka ofruar Kosovës deri më tani.
Orav shprehu shpresën që së shpejti të gjitha institucionet të jenë funksionale dhe plotësisht të përqendruara në integrimin evropian”, shkruhet në postim. /Klankosova.tv


