Pas një mosmarrëveshje lidhur me një aksident trafiku në Prishtinë, pasoi një përleshje fizike mes dy femrave dhe një mashkulli kosovar.
Si pasojë e rastit që ndodhi mesditën e djeshme, një femër dhe një mashkull janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa një femër tjetër është intervistuar si viktimë, transmeton klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
”Pas një mosmarrëveshje rreth një aksident trafiku ka ardhur deri të përleshja fizike në mes dy femrave dhe një mashkulli kosovarë. Një femër dhe një mashkull janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa një femër është intervistuar si viktimë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.