Qytetarë serbë kanë bllokuar para pak çastesh edhe rrugën që çon drejt pikës kufitare të Jarinjes, nga ana e Serbisë.
Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMF).
“Ju njoftojmë se sipas informatave nga disa qytetarë, magjistralja në Rashkë në drejtim të Jarinjes është e bllokuar nga disa qytetarë serbë si dhe është vërejtur më herët se qarkullimi i automjeteve në hyrje të RKS është shumë i vogël”, ka thënë QKMF, raporton Klankosova.tv.
Kjo qendër tha se për çdo risi, qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë.
Më herët, nga QKMF u tha se edhe rruga që çon drejt pikës kufitare të Merdarës, është bllokuar nga ana e Serbisë. /Klankosova.tv
The post Pas Merdarës, serbët bllokojnë edhe rrugën drejt Jarinjes appeared first on Klan Kosova.