Friday, March 6, 2026
spot_img
HomeLajmePas më shumë se pesë muajsh, KPK miraton raportin e zgjedhjes së...

Pas më shumë se pesë muajsh, KPK miraton raportin e zgjedhjes së anëtares Elza Bajrami

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar raportin zgjedhor për zgjedhjen e anëtarit të ri të KPK-së të mbajtur më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Me 5 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Këshilli Prokurorial i Kosovës certifikoi të premten rezultatin zgjedhor ku fituese ishte shpallur prokurorja Elza Bajrami – Kastrati.

Bajrami-Kastrati pritet të betohet sot si anëtare e re e Këshillit, me fillim nga ora 13:00, është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të KPK-së.

Ajo ishte shpallur fituese e zgjedhjeve për anëtarët e ri të KPK-së nga Prokuroritë Themelore, me 74 vota.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT