E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePas masakrës në shkollë, policia gjen plane për sulm me bombë në...

Pas masakrës në shkollë, policia gjen plane për sulm me bombë në shtëpinë e sulmuesit 21-vjeçar

Autoritetet austriake kanë zbuluar plane për një sulm me bombë në shtëpinë e 21-vjeçarit që vrau 10 persona në një shkollë në Graz. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, policia ka gjetur një pajisje të dyshimtë, një letër dhe një video të regjistruar nga vetë autori, që mund të hedhin dritë mbi motivet e ngjarjes tragjike.

I riu, ish-nxënës i së njëjtës shkollë ku ndodhi sulmi, kreu masakrën dhe më pas vrau veten në tualetin e shkollës. Ende nuk është bërë i ditur ndonjë motiv zyrtar që e shtyu të kryente krimin.

Nga të shtënat, përveç 10 personave të vrarë – gjashtë vajza, tre djem dhe një mësuese – u raportuan edhe 11 të lënduar. Një vajzë që ishte plagosur rëndë ndërroi jetë më vonë në spital.

Në mesin e viktimave shtë konfirmuar edhe një vajzë me prejardhje nga Kosova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT