Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, ka qenë pa dyshim një nga artistët më aktivë të skenës së hip hopit këtë vit.
Nga janari deri në tetor të këtij viti, ai ka lansuar plot 62 këngë, duke përfshirë projekte personale dhe bashkëpunime me artistë të tjerë, si dhe katër albume të plota: Koleksioni 17-24, PRANVERË/VERË ‘25, KREK DIGJITAL dhe VJESHTË/DIMËR ‘25.
Ky ritëm i pandalshëm i punës e ka bërë Butën të jetë ndër më të përfolurit në industrinë shqiptare, duke treguar përkushtimin e tij ndaj krijimit të muzikës.
Foto: Instagram
Megjithatë, suksesi i tij nuk ka kaluar pa koment.
Pas publikimit të albumit të fundit, reperi rival Mossi i ka bërë një ‘thumb’ në rrjete sociale.
Foto: Instagram
Në një InstaStory, ai ka shkruar: “62 këngë në vit por asnjërën hit”, duke i lënë një mesazh ironik Butës.
Rivaliteti mes Butës dhe Mossit është i njohur për publikun dhe nuk është hera e parë që dy artistët shkëmbejnë diss-e në rrjetet sociale.
Foto: Instagram
Pavarësisht thumbit të Mossit, Buta mbetet ndër artistët më produktiv të vitit, duke treguar një ritëm mbresëlënës në lansimin e projekteve të reja dhe duke e konsoliduar pozicionin e tij në industrinë muzikore. /Telegrafi/
Foto: Instagram