Pas një kohe të gjatë pauze prej katër vjetësh, Genta Ismajli tregon se po kthehet fuqishëm në skenë dhe do ta bëjë punën e saj, të cilën di ta bëjë më së miri. Ajo, për një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, i tha të gjitha.
Genta tregoi se ka qenë me fëmijët e saj duke i rritur dhe duke qenë nënë e përkushtuar, dhe tani ata janë rritur dhe mund të kthehet për të bërë muzikë.
Ajo tha se presionin për t’u kthyer e ka pasur vetëm nga vetja dhe nga fansat e saj, të cilët i janë lutur që të rikthehet në skenë, sepse u ka marrë malli.
Foto: Screenshot/YouTube
Ajo theksoi se ka pasur nevojë për një pauzë për të qenë e qetë psiqikisht dhe fizikisht. Ndërsa sa i përket stilit të flokëve të shkurtë dhe biondë, për të cilin u mendua se ishte e sëmurë, Genta tha se kjo nuk ishte e vërtetë.
Ajo tregoi se i pëlqen të eksperimentojë me flokë dhe të ndryshojë dukjen. Më tej theksoi se ishte shumë e lumtur kur i kishte bërë flokët ashtu dhe se nuk i erdhi mirë kur thoshin se ishte e sëmurë, sepse ajo kishte edhe fëmijë dhe nuk ishin fjalë të mira për t’i dëgjuar.
Në mesin e atyre që u folën ishte edhe ndarja me Ustën, bashkëshortin e saj. Këtë ajo e mohoi, duke treguar se ai është përkrahësi më i madh i saj dhe fansi i saj më i madh. Ajo tha se ai nuk është aspak xheloz për jetën e saj si artiste.
Genta tregoi se është një nënë dhe se atje në Zvicër, ku jeton, nuk duket kështu siç duket në skenë. Ajo tha se atje përkujdeset për fëmijët dhe del me pizhamet e saj për të blerë gjëra për ta.
Sa i përket këngës së re, xhirimet e saj kanë përfunduar dhe producent është Çeliku. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com