Australia gjithashtu ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.
Më parë u raportua se Kanadaja është bërë vendi i parë i G7 që e ka bërë këtë.
Australia ka ndjekur shembullin dhe pritet që edhe Mbretëria e Bashkuar ta bëjë këtë.
Në një deklaratë, kryeministri Anthony Albanese tha se ky veprim ishte pjesë e një “përpjekjeje të koordinuar ndërkombëtare” me Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Ndryshe, të paktën 64,905 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi.
Shumica e popullsisë është zhvendosur gjithashtu vazhdimisht; më shumë se 90% e shtëpive vlerësohet të jenë dëmtuar ose shkatërruar; sistemet e kujdesit shëndetësor, ujit, kanalizimeve dhe higjienës janë shembur; dhe ekspertët e sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB-ja kanë shpallur “zi buke” në Qytetin e Gazës. /Telegrafi/