Një anije cisternë japoneze që transportonte gaz natyror të lëngshëm ka kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kjo u njoftua nga njëri prej pronarëve të anijes.
Mitsui OSK Lines, e cila është bashkëpronare e anijes tha se “SOHAR LNG” është e sigurt. Bashkëpronari i anijes nuk pranoi të zbulonte për Reuters se kur ajo kaloi ngushticën dhe nëse kërkohej ndonjë negociatë.
Gazeta Asahi raportoi se anija ishte anija e parë japoneze që kishte dalë nga Ngushtica e Hormuzit që nga fillimi i luftës me Iranin.
Këtë të premte u raportua se një anije franceze ka kaluar Ngushticën e Hormuzit. Sipas informacioneve, anija kontejnerësh CMA CGM kaloi dje nëpër Hormuz duke dalë nga Gjiri, duke shfaqur si sinjal navigimi se është në pronësi franceze, sipas të dhënave nga faqja e internetit MarineTraffic.
Anija Kribi, që valëviti flamurin maltez, kaloi Ngushticën nga perëndimi në lindje dje pasdite dhe aktualisht ndodhet pranë Muskatit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


