Kombëtarja e Kosovës në futboll është mposhtur nga Turqia në “Fadil Vokrri” në finalen e play-off-it për Botëror.
Ndeshja u transmetua në të gjitha qytetet e Kosovës, nëpër ekrane të mëdha.
Aty u mblodhën shumë qytetarë, duke përjetuar emocionet e kësaj përballjeje.
Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, sheshet u lanë si më keq – bërllok gjithandej.


