Policia në Prizren, me urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore, ka realizuar bastisje në veturat që ishin në posedim të një të dyshuarit, në fshatin Prevallë, si dhe në banesën e tij në Ferizaj.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit nga njësia e krim-teknikës është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe me leje për armë, transmeton Klankosova.tv.
Policia thotë se arma është sekuestruar pasi dyshohet se është keqpërdorur për kanosje në një rast sulmi të ndodhur më 6 gusht të këtij viti.
The post Pas gati dy muajsh i sekuestrohet arma të dyshuarit për kanosje në Prevallë appeared first on Klan Kosova.