E enjte, 10 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePas gati dy dekadash funksionimi shuhet “Lëvizja për Bashkim”

Pas gati dy dekadash funksionimi shuhet “Lëvizja për Bashkim”

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme kanë marrë vendim për çregjistrimin e partisë poliike “Lëvizja për Bashkim”.

Kjo e fundit  ka paraqitur në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) vendimin dhe dokumentacionin mbështetës për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike.

Pas këtij vendimi,  kjo zyre do të njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës për bllokimin dhe deri në mbylljen e llogarisë bankare dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal.

Lëvizja për Bashkim ishte regjistruar si parti politike në dhjetor të vitit 2007, njofton Klankosova.tv

The post Pas gati dy dekadash funksionimi shuhet “Lëvizja për Bashkim” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT