Romanca e dikurshme mes Egli Takos dhe Gjesti-t, e cila nisi brenda shtëpisë së Big Brother Albania, është rikthyer sërish në vëmendjen publike pas deklaratave të fundit të Eglit dhe një reagimi indirekt nga Gjesti.
Dy ditë më parë, Egli ishte e ftuar në “The Dalina Show”, ku foli për herë të parë hapur mbi lidhjen që kishte pasur me Gjesti-n brenda reality show-t. Ajo tha se marrëdhënia e tyre nuk kishte qenë dashuri e vërtetë, por një afrim i ndikuar nga rrethanat e mbylljes në shtëpi.
“Je aty brenda 24 orë në ditë, lidhjet bëhen më të ngushta dhe më intensive. Por kjo nuk ka lidhje me ndjenja të thella romantike. Ishte më shumë lojë, një person i duhur në vendin e duhur. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur,” tha Egli.
Egli shtoi më tej se për një moment mund të jetë ndikuar emocionalisht, por me kalimin e kohës i ka parë gjërat ndryshe.
“Ndoshta edhe unë për një periudhë e kam jetuar këtë gjë, por sot e shoh ndryshe. Nuk më frymëzonte si person në kuptimin e madh, më bënte të qeshja, kalonim mirë, por kaq. Dua ta mbaj mend si një shok të asaj kohe,” u shpreh ajo.
Pas këtyre deklaratave, një reagim i heshtur por i koduar erdhi nga ana e Gjesti-t. Në një Instastory të publikuar ditën e sotme, ai shfaqet në makinë duke dëgjuar një këngë që përmbante tekstin:
“Ajo që e ndjen ti nuk është dashuri, por obsesion, një iluzion në mendjen tënde.”
Ky fragment është interpretuar nga ndjekësit si një kundërpërgjigje direkte për Egli-n, duke rikthyer në fokus një histori që dikur u komentua gjerësisht nga publiku i Big Brother Albania.
Për momentin, Egli nuk ka reaguar sërish, por “lojërat me deklarata” mund të mos kenë përfunduar. Ajo që dihet është se, edhe pas përfundimit të reality show-t, marrëdhënia e tyre vazhdon të ngjallë interes publik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!