Pas dy amerikanëve, të hënën dëshmitari i tretë britanik (VIDEO)

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, ka raportuar nga Haga se pas përfundimit të dëshmisë së juristit amerikan Paul Williams, këshilltar ligjor i delegacionit kosovar në Rambuje, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së do të vazhdojë me dëshmitarë të tjerë.

Të hënën më 22 shtator, pritet të nisë dëshminë dëshmitari i tretë me radhë, një britanik, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai do të dëshmojë pas dy amerikanëve, James Rubin dhe Paul Williams, raporton Klankosova.tv.

Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.

Ndiqni kronikën e plotë, në videon e mëposhtme:

 

 

The post Pas dy amerikanëve, të hënën dëshmitari i tretë britanik (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.