Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se mesazhi i presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e Kosovës dhe Serbisë duhet të lexohet me kujdes.
Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se pas deklaratës në fjalë duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
“Presidenti Trump sot foli qartë për një marrëveshje të shpejtë mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa në të njëjtin postim po përmend edhe marrëveshjen Kosovë–Serbi, që e arriti gjatë mandatit të tij të parë”.
“Në këtë kohë që në botë po ndodhin konflikte e luftëra serioze, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme, e së paku e në këtë kohë duhet t’i kemi parasysh këto tri pika: Liria e pavarësia janë arritjet më të mëdha të kombit shqiptar në 100 vitet e fundit. Prandaj, kërkohet maturi dhe përgjegjësi, sepse mund të përballemi me ndonjë propozim ‘deal’ që nuk përkon me vullnetin dhe interesin tonë kombëtar”.
“Është koha për përfaqësim të dinjitetesh, serioz e të mençur të vendit. Pra është koha që të shohim përtej thjerrëzave të ngushta partiake e personale. Vendimet për të ardhmen e nuk mund të merren me dyer të mbyllura, mendjemadhësi dhe arrogancë, siç ka ndodh në të kaluarën, pa pik transparence”, tha Tahiri. /Klankosova.tv
The post Pas deklaratës së Trumpit, Tahiri: Koha me u kfjell, koha me u përbë Kuvendi appeared first on Klan Kosova.