Napoli ka nisur të lëvizë herët përpara afatit të ardhshëm të transferimeve, duke vendosur në listën e tyre një emër të ri të rëndësishëm, Matheus Nunes.
Sipas ekspertit të transferimeve Nicolo Schira, mesfushori portugez i Manchester City ka hyrë në planet e Giovanni Mannas si përforcim potencial për skuadrën kampione të Italisë, të cilët do të përballen me mungesa të rëndësishme gjatë dimrit.
Në mesfushë, largimi i Andre-Frank Zambo Anguissa për Kupën e Kombeve të Afrikës do të krijojë boshllëk, ndërsa në krahun e djathtë mbetet ende e hapur çështja e gjetjes së një lojtari që ofron siguri në prapavijë dhe forcë në sulm.
Pikërisht këtu, Nunes shihet si një zgjidhje “dy në një”: mesfushor me dinamizëm, por edhe i aftë të përshtatet në role të ndryshme, duke i dhënë më shumë fleksibilitet skuadrës së Walter Mazzarrit.
I transferuar nga Wolverhampton te Manchester City në verën e vitit 2023 për rreth 62 milionë euro, portugezi ende nuk ka gjetur vazhdimësi nën drejtimin e Pep Guardiolës. Kjo situatë mund ta hapë rrugën për një largim të përkohshëm, me një marrëveshje huazimi dhe mundësi blerjeje që nuk përjashtohet nga palët.
Napoli po mendon seriozisht për të forcuar mesfushën dhe Matheus Nunes duket se është një nga opsionet më të nxehta për merkaton e janarit. /Telegrafi/