Donald Trump konfirmoi se do të mirëpresë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Zelensky kishte njoftuar më herët dje se do të udhëtonte për në Uashington “këtë javë”.
Presidenti ukrainas vlerësoi armëpushimin e arritur në Gaza me ndërmjetësimin e Donald Trump, duke thënë se kjo jep shpresë për paqe në Ukrainë, ku udhëheqësi amerikan synon gjithashtu të luajë një rol ndërmjetësues me Moskën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!