23:00 / E Enjte, 24 Prill 2025 / Gj. Sh
Plot 51 vite iu deshën skuadrës së Bolognas për tu kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë.
Bologna shënoi fitore 2-1 ndaj Empolit në ndeshjen e dytë gjysëmfinale, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm, 5-1, shkruan IndeksOnline.
Giovanni Fabbian i dha epërsinë skuadrës vendase në minutën e 7-të.
Viktor Kovalenko barazoi shifrat në minutën e 33-të. Me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë.
Fitoren Bolognas ia siguroi Thijs Dallinga, me golin e shënuar në minutën e 86-të.
Në finale, skuadra e drejtuar nga Vincenzo Italiano, do të përballet me Milanin, e cila në gjysëmfinale e eliminoi Interin.
Kjo është hera e tretë në histori që Bologna arrin në finalen e Kupës së Italisë, ku ata e fituan këtë trofe në 2 raste, në vitin 1970 dhe 1974.
Finalja e madhe mes Milanit dhe Bolognas zhvillohet me 14 maj, në ”Stadio Olimpico” të Romës./IndeksOnline/