Pas 4 muajsh, aparati i rezonancës magnetike rikthehet në funksion në Spitalin e Pejës

Pas 4 muajsh, aparati i rezonancës magnetike dhe rëntgeni digjital ri-funksionalizohen në Spitalin e Pejës

Që nga muaji prill i këtij viti, aparati i rezonancës magnetike ishte jashtë funksionit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Për këtë raportoi gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, duke theksuar poashtu se në listë të pritjes kanë qenë afro 400 pacientë dhe pas situatës së krijuar nuk kanë pranuar termine të reja.

Defekti “misterioz” Spitali i Pejës, 4 muaj pa rezonancë magnetike (VIDEO)

Sot, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) përmes një postimi në Facebook njoftoi se është kryer funksionalizimi i pajisjeve diagnostike, duke përfshirë Rezonancën Magnetike dhe Rëntgenin Digjital, njofton Klankosova.tv.

“ShSKUK ka kërkuar  mirëkuptimin e qytetarëve për periudhën kur këto shërbime nuk ishin në shërbim të pacientëve, për shkak të procedurave të domosdoshme të prokurimit dhe kohës që kërkojnë ato.

“ShSKUK mbetet e përkushtuar që, përmes përkrahjes buxhetore dhe investimeve të vazhdueshme, të përmirësojë infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe institucionet tjera përbërëse”, shkruhet në njoftim./Klankosova.tv.

The post Pas 4 muajsh, aparati i rezonancës magnetike rikthehet në funksion në Spitalin e Pejës appeared first on Klan Kosova.