Wednesday, February 25, 2026
spot_img
HomeLajmePas 28 vjetësh burg në Gjermani, krimineli serb i luftës do të...

Pas 28 vjetësh burg në Gjermani, krimineli serb i luftës do të gjykohet edhe në Bosnje

I dënuari nga Haga, serbi nga Bosnja dhe Hercegovina, Dragoljub Kunarac, është dorëzuar para autoriteteve të Bosnjë e Hercegovinës, ku do të gjykohet sërish për krime lufte ndaj civilëve boshnjakë në Bosnjën Lindore, pasi sapo ka përfunduar dënimin që i ishte shqiptuar nga Tribunali Ndërkombëtar Penal.

Ai ka vuajtur dënimin prej 28 vjetësh burg në Gjermani për disa raste të përdhunimeve në vitin 1992, të cilat i kishte dënuar Tribunali i Hagës.

Kunarac do të përballet me gjykim para organeve të drejtësisë së BeH për akuza të reja lidhur me krime lufte të kryera në pjesën lindore të vendit.

Prokuroria e BeH e akuzon Kunaracin për krime lufte të kryera në vitin 1992 në rajonin e Foçës, duke përfshirë vrasjen e të paktën gjashtë civilëve të kombësisë boshnjake, për të cilat nuk ka përgjigjur para Tribunalit të Hagës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT