Thursday, February 26, 2026
spot_img
HomeLajmePas 27 vjetësh, identifikohen mbetjet mortore të të zhdukurit Masar Dushit

Pas 27 vjetësh, identifikohen mbetjet mortore të të zhdukurit Masar Dushit

Janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Masar (Imer) Dushit, i cili ishte zhdukur gjatë Masakrës së Kralanit në prill të vitit 1999.

Ai ishte vetëm 23 vjeç kur u ndalua nga forcat serbe dhe për 27 vjet konsiderohej i zhdukur, raporton Klankosova.tv.

Një familjar i tij, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se varrimi për të do të mbahet më 27 shkurt 2026, në ora 14:00, në varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë të Klinës, ndërsa homazhet do të zhvillohen më parë, në ora 11:00, në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”.

“Prehu i qetë në Kosovën e lirë pranë dajës Xhevdet dhe dajës Shefqet, aty ku kujtimi dhe dashuria jonë do t’ju rrethojnë përjetësisht.

LAVDI!”, shkruhet në njoftim. /Klankosova.tv

 

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT