E martë, 6 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmePas 13 vitesh në arrati, shqiptari arrestohet në Angli për vrasjen në...

Pas 13 vitesh në arrati, shqiptari arrestohet në Angli për vrasjen në Belgjikë

Policia e Merseyside në Angli ka arrestuar Hajdar Allajbajn, një shqiptar të kërkuar për vrasjen e Klaudjo Alushit, një ngjarje tragjike që ndodhi më 4 prill 2012 në Belgjikë. Allajbej ishte në kërkim për disa vite, ka pranuar ekstradimin në Belgjikë për t’u përballur me akuzat për vrasje dhe bashkëpunim në krim, raporton Gazeta Sinjali.

Mediat belge bëjnë të ditur se Kujtim Puci, së bashku me vëllezërit e tij Arben dhe Hajdar Allajbej (të cilët besohet se kanë ndërruar mbiemrin nga Puci në Allajbej), ishin të përfshirë në një konflikt me Klaudjo Alushin më 4 prill 2012 në një lokal nate në Bruksel.

Klaudjo Alushi, një shqiptar 25-vjeçar pa vendbanim të përhershëm në Belgjikë, u gjet i pajetë përpara lokalit “King Bar”, në rrugën Livourne në Saint-Gilles, pas goditjeve të shumta me thikë.

Fillimisht, Arben Puci u dorëzua në polici duke pretenduar se ishte autori i vetëm. Por hetimet zbuluan se në ngjarje ishin të përfshirë edhe Kujtim Puci dhe Hajdar Allajbej, të cilët u arratisën dhe u shpallën në kërkim ndërkombëtar.

Sipas një dëshmitari, përleshja kishte lindur për shkak të konkurrencës mes femrave të përfshira në prostitucion që lidheshin me palët.

Në fund të vitit 2014, Gjykata e Brukselit e dënoi Arben Pucin me 18 vite burg, ndërsa Kujtim Puci u dënua në mungesë me 30 vite. Hajdar Puci-Allajbej, tani i arrestuar në Angli, u dënua gjithashtu në mungesë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT