E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmePas 12 vitesh jashtë skenës politike, Friedrich Merz rikthehet si kancelar i...

Pas 12 vitesh jashtë skenës politike, Friedrich Merz rikthehet si kancelar i Gjermanisë

Friedrich Merz është zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë më 6 maj 2025, pas një raundi të dytë votimi në Bundestag. Në raundin e parë, ai nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme prej 316 votash, duke marrë vetëm 310 vota. Megjithatë, në raundin e dytë, ai mori 325 vota, duke kaluar shumicën e kërkuar dhe duke u bërë kancelar i 10-të i pasluftës së dytë botërore.

Merz, në moshën 69-vjeçare ai bëhet kancelari më i moshuar i Gjermanisë që nga Konrad Adenauer, i cili mori detyrën në moshën 73-vjeçare. Ai ka pasur një karrierë të pasur si jurist dhe ka shërbyer si kryetar i grupit parlamentar të CDU-së, si dhe ka pasur pozita udhëheqëse në sektorin financiar. Në vitin 2021, ai u rikthye në Bundestag dhe në vitin 2022 u zgjodh kryetar i CDU-së.

Në politikën e tij, Merz është njohur për qëndrime konservatore dhe pro-biznes. Ai ka mbështetur energjinë bërthamore dhe ka kërkuar më shumë përgjegjësi individuale. Në vitin 2023, ai shkaktoi debat me kritikat ndaj integrimit të refugjatëve, duke thënë se “ka njerëz që nuk kanë ç’kërkojnë në Gjermani”.

Megjithatë, popullariteti i tij ka rënë. Vetëm 21% e gjermanëve e konsiderojnë të besueshëm, sipas një sondazhi të muajit prill. Vetëm 40% e shohin si lider të fortë dhe 27% mendojnë se ai “e kupton çfarë i shqetëson njerëzit”.

Në politikën e jashtme, Merz është pro dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë dhe ka kërkuar që Gjermania të marrë rol udhëheqës në Evropë dhe NATO. Ai ka deklaruar se “Gjermania është kthyer në rrugën e duhur” dhe se do të përmbushë detyrimet për mbrojtjen dhe do të forcojë aftësinë konkurruese të vendit.

Merz ka nisur udhëtimet e tij të para si kancelar në Paris, Varshavë dhe së shpejti pritet të vizitojë Tiranën, ku më 16 maj mbahet takimi i radhës i Komunitetit Politik Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT