Partitë shqiptarë janë bashkuar sot në një tubim të parë në Graçanicë, ku nga Partia Demokratike e Kosovës, i pranishëm është Mërgim Lushtaku, ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani.
Në kuadër të listës “Aleanca Shqiptare” me sloganin “Krejt me dalë” – janë 10 anëtarë, në krye me Leutrim Ajeti, i cili edhe ka theksuar se qëllimi i këtij organizimi është unifikimi.
Këtë tubim nga afër po e përcjell gazetarja e Klan Kosovës, Abreshë Uka, e cila ka bërë të ditur se Ajeti ka theksuar që gara për partitë serbe bëhet ndaras dhe sipas tij, kjo mund të ketë ndikim të mirë tek shqiptarët në këto zgjedhje./Klankosova.tv
The post Partitë shqiptarë të bashkuara në Graçanicë appeared first on Klan Kosova.