E hënë, 12 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmePartia Socialiste drejt fitores, kryeson zgjedhjet me 83 mandate

Partia Socialiste drejt fitores, kryeson zgjedhjet me 83 mandate

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit vijon, ndërsa rezultatet paraprake nga 30% e qendrave të votimit konfirmojnë një fitore të Partisë Socialiste, e cila po avancon drejt mandatit të katërt qeverisës, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri tani janë numëruar 2307 nga 5225 qendra të votimit dhe PS ka marrë 52.6% të votave, duke siguruar 83 mandate në Kuvend.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe, i drejtuar nga Sali Berisha, shënon rënie të ndjeshme me vetëm 34.4% të votave dhe 50 mandate – një humbje prej 13 mandatesh krahasuar me vitin 2021.

Në qarkun më të madh elektoral, Tiranë, PS kryeson me 48.8% të votave dhe 19 mandate. PD-ASHM renditet e dyta me 34.4% dhe vetëm 13 mandate, një rënie prej 4 mandatesh. Ndërkohë, Agron Shehaj me partinë “Mundësia” ka surprizuar duke marrë 4.9% dhe 2 mandate.

Forcat e tjera në parlament

  • Partia Socialdemokrate: 4% – 3 mandate
  • Nisma Shqipëria Bëhet: 3.3% – 1 mandat
  • Partia Mundësia: 2.7% – 2 mandate
  • Lëvizja Bashkë: 1.3% – 1 mandat

Fitore të thella për PS në qarqe kyçe

  • Dibër: PS përmbys rezultatin dhe merr 3 mandate me 58.2%, PD bie në 2.
  • Elbasan: PS me 61.3% fiton 10 mandate (+2), PD bie në 4 mandate.
  • Fier: PS rritet në 12 mandate, nga 9 në 2021; PD bie nga 7 në 4.
  • Lezhë: PS përmbys rezultatin, merr 4 mandate; PD zbret në 3.
  • Shkodër: PS merr 4 mandate (+1), PD bie në 5 mandate (-1).

Janë numëruar vetëm 1660 zarfe nga 194,889 gjithsej. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT