Partia pro-evropiane në pushtet e Moldavisë kryeson në zgjedhjet kyçe parlamentare, pasi u numëruan 70% e fletëvotimeve.
Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), e cila po lufton për të mbajtur shumicën e saj parlamentare, mori 44% të votave kundrejt 28% për Bllokun Patriotik me prirje ruse, raporton Reuters.
Mbajtja e shumicës në dhomën me 101 vende do t’i lejonte PAS të vazhdonte të shtynte përpara qëllimin e saj për t’u bashkuar me BE-në deri në vitin 2030.
Nëse dështon, do të duhej të përpiqej të formonte një koalicion me parti më të vogla, transmeton Telegrafi.
Blloku Patriotik synon të fitojë pushtet dhe ta largojë kombin nga lidhjet më të ngushta me Brukselin dhe BE-në. /Telegrafi/