Wednesday, February 25, 2026
spot_img
HomeLajmeParti politike e formuar nga Arianit Koci? Avokati tregon të vërtetën (VIDEO)

Parti politike e formuar nga Arianit Koci? Avokati tregon të vërtetën (VIDEO)

Avokati Arianit Koci ka kritikuar ashpër deputetët e opozitës karshi kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ai pati kritika edhe për Kurtin, duke thënë se ai ka mungesë të dijes për ekonomi.

“Mos më shti shumë me shajt Kurtin se mos po me propozon me më ba President”, tha Koci me shaka.

Tutje, ai u pyet edhe për mundësinë e formimit të një partie të re politike.

Koci tha se gjithmonë është momenti për një subjekt të ri politik, por shtoi se pa u vetëdijesu populli, as subjekti politik nuk del.

I pyetur nëse ka në plan formimin e një partie politike, në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Koci u përgjigj:

“Jo, jo, jo, unë as që kam filluar me përgatitje e asgjë. Unë besoj që votat i kisha mbledh, por nuk është qëllimi im me ba parti, por me vetëdijesu popullatën e për t’ju treguar se kështu nuk shkon”, u shpreh avokati Arianit Koci.

Ndiqeni deklarimin e tij të plotë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT