E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeParti e re në krye me Arianit Kocin? Avokati zbulon të vërtetën...

Parti e re në krye me Arianit Kocin? Avokati zbulon të vërtetën (VIDEO)

Avokati Arianit Koci ka thënë se formimi i një partie të re në këtë momentum, nuk është shumë e mirëpritur.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai tha se pa e pasur të qartë programin, një parti e re do të bëhej si këto aktualet.

“Unë jam përkrahës i mendimit, nëse një parti politike nuk është e përgatitur mirë, bëhet një prej partive që është. Një parti e tillë e re nuk e ndihmon shoqërinë, për të mos thënë nëse na del një parti si këto që janë, mund të jetë edhe pengesë”, deklaroi Koci.

I pyetur nëse do të formonte ndonjë parti ai vetë, avokati u shpreh: “Unë nuk e kam menduar në atë drejtim, por jam i prirur të zgjidhi problemet në terren hap pas hapi. Nuk e kam pasur mendimin për t’u bërë deputet e as ministër, e as të hyjë në ndonjë parti, apo të krijoj ndonjë parti. Thjesht po mendoj që është gjendja është emergjente. Le të formohet një herë parlamenti, sepse kurrë nuk ka qenë shoqëria më e përçarë se sot”, u shpreh Koci. /Klankosova.tv

The post Parti e re në krye me Arianit Kocin? Avokati zbulon të vërtetën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT