E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeParlamenti paditet nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat

Parlamenti paditet nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat

të Kosovës ka dorëzuar padinë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe kompanisë “Schalberger”.

Padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pasi disa punëtore teknike të Kuvendit të Kosovës u larguan nga puna disa muaj më parë.

“Ne sot sapo dorëzuam padinë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe kompanisë ‘Schalberger’. Ju e dini se për 79 ditë ne kemi qenë në grevë dhe realisht e kemi shtyrë në funksion Inspektoratin e Punës i cili ka vlerësuar se greva jonë ka qenë gjithçka në rregull dhe e ligjshme. Kërkesat tona kanë qenë të ligjshme dhe legjitime dhe pas kësaj IP i ka propozuar kompanisë ‘Schalberger’ që brenda tre ditësh t’i paguajë të gjitha obligimet që i kanë ndaj punëtorëve gjatë kohës së grevës dhe të kthehen në vendet e tyre të punës. Nuk kemi asnjë njoftim nga kompania se si do të veprojë dhe normalisht se sot e dorëzuam padinë dhe sipas njohësve të fushës, lënda jonë do të jetë në favor tonin”, u shpreh Azemi, teksa tregoi edhe për dëmin që kompania “Schalberger” u ka shkaktuar dëme punëtorëve.

Azemi tha se punëtoret duhet të paguhen për sa kohë qëndrojnë jashtë procesit të punës.

“Ne konsiderojmë se përgjatë gjithë kësaj kohe sa do të qëndrojnë jashtë procesit të punës, këto duhet të kenë një pagesë afër 400 euro, e tani mund të themi se vetëm në tre muajt e fundit janë tre pagesa, janë 1200 euro për secilin person”, deklaroi Azemi./Ekonomia Online/.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498