Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se përgjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i vranët, me temperatura që lëvizin nga -1 gradë Celsius deri në 12 gradë Celsius.
Përgjatë ditës, nuk do të mungojnë as rrezet e diellit, transmeton Klankosova.tv.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E shtunë:
Moti parashikohet kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar.
E diel:
Moti do të jetë me vranësira të shpërndara dhe periudha me diell. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 0°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>