Paraqitje zhgënjyese e Viktor Gyokeres ndaj Kosovës – një hije mbi yllin e Suedisë

Paraqitje zhgënjyese e Viktor Gyokeres ndaj Kosovës – një hije mbi yllin e Suedisë

Sulmuesi i njohur i Arsenalit, Viktor Gyokeres, zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të karrierës së tij me fanellën e Suedisë, në humbjen 0-1 ndaj Kosovës të hënën mbrëma.

Sulmuesi që pritej të ishte lideri i ofensivës, dështoi në çdo aspekt të lojës ndaj Dardanëve, duke mos arritur të krijojë asnjë rrezik serioz për mbrojtjen dardane.


Statistikat flasin vetë: 0 gola, 0 asistime, 0 pasime kyçe, 0 driblime të suksesshme dhe 0 duele të fituara në ajër. Për më tepër, Gyökeres humbi plot 12 herë pozicionin, duke reflektuar mungesën e përqendrimit dhe ndikimit në lojën e skuadrës.

Një performancë e tillë ka shkaktuar reagime të shumta në mediat suedeze, të cilat e kanë cilësuar paraqitjen e tij si “skandaloze” dhe “krejtësisht nën nivelin e një sulmuesi të formës së lartë”.

Kosova, me disiplinë dhe organizim mbresëlënës në mbrojtje, e neutralizoi plotësisht Gyokeresin, duke mos e lejuar asnjëherë të shfaqë fuqinë e tij fizike apo depërtimet karakteristike.

Kjo ndeshje mund të shërbejë si një paralajmërim serioz për sulmuesin suedez, i cili do të duhet të reagojë fuqishëm në ndeshjet e ardhshme për të rikthyer besimin e tifozëve dhe të trajnerit.

Dështimi i tij nuk ishte vetëm personal, por ndikoi drejtpërdrejt në impotencën ofensive të gjithë skuadrës suedeze – një mbrëmje për t’u harruar për Viktor Gyokeresin dhe Alexander Isak dhe për t’u mbajtur mend nga Kosova, që i dha një leksion disipline dhe vendosmërie. /Telegrafi/