Paraqitja fantastike në fundjavë, Aro Muric në formacionin e javës në Serie A

Paraqitja fantastike në fundjavë, Aro Muric në formacionin e javës në Serie A

Arijanet Muric ka filluar të lë gjurmë në elitën e futbollit italian me fanellën e Sassuolos.

Portieri kosovar pati paraqitje të shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij ndaj Veronës me rezultat 0-1.


Muric bëri nëntë pritje në këtë ndeshje, teksa mori notën 10 nga SofaScore.

26-vjeçari ka zënë vend në formacionin e javës në Serie A si lojtari me notën më të lartë 10.

Në mbrojtje është Wesley i Romës dhe Dimarco i Interit si anësorë, derisa dyshja në qendër të mbrojtjes janë nga Udinese si Kabasele dhe Solet.

Në mesfushë janë Perrone i Comos, Moro i Bolognës dhe Barella i Interit.

Ndërkohë treshja e sulmit përbëhet nga Cancellieri i Lazios, Cambiaghi i Bolognës dhe Bonny i Interit. /Telegrafi/