Paraqitja e Oltës në “Goca & Gra” e inskenuar, Luiz Ejlli: Më shpejt e nxori regjia foton dhe emrin në ekran, se sa hapi telefonin

Paraqitja e Oltës në “Goca & Gra” e inskenuar, Luiz Ejlli: Më shpejt e nxori regjia foton dhe emrin në ekran, se sa hapi telefonin

Kiara Tito ishte e ftuara e radhës në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën dhe karrierën profesionale.

Gjatë intervistës ndodhi një moment i papritur, kur moderatorja Ori Nebijaj vendosi të telefononte aktoren dhe ish-banoren e Big Brother VIP 2, Olta Gixharin, për të diskutuar një temë që po trajtohej në panel.


Telefonata solli edhe një moment miqësor midis dy ish-rivaleve të reality shout.

Foto: Instagram

Olta e përshëndeti Kiarën me shumë sportivitet dhe i dërgoi përshëndetje edhe partnerit të saj, Luiz Ejlli, me të cilin ajo nuk ka pasur kontakt pas përfundimit të spektaklit.

Megjithatë, reagimi i Luizit nuk vonoi.

Fituesi i edicionit të dytë të BBV publikoi një reagim ironik në Instagram, duke vënë në dyshim spontanitetin e momentit.

“Më shpejt e nxori regjia foton dhe emrin në ekran, se sa bëri ajo të hapte telefonin. Krejt rastësisht dmth, meqë kështu ishte edhe tema”, ka shkruar ai.

– YouTube www.youtube.com

Postimi i tij është bërë viral dhe ka ndezur diskutime në rrjete sociale. /Telegrafi/